Kunguj me domate dhe vezë nga zonja Vjollca

Kunguj me domate dhe vezë nga zonja Vjollca

kunguj me domate dhe vezëbr Përbërësit:br 1 qepëbr pak vaj ulliribr 4-5 kunguj mesatarëbr 4 thelpinj hudhërbr 3 domate mesatarebr kripë dhe piper të zibr 4 vezëbr Përgatitja: br Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim qepëntë grirë hollë, shtojmë kungujt të prerë në shiritë të trashë 1 cm gjerësi dhe 2-3 cm gjatësi. Kaurdisim mirë kungujt me qepën. Shtojmë domatet të prera në kubikë ( pa lëkurë dhe lëng) si dhe hudhrat të prera hollë, I përziejmë më kujdes ulim temperaturën e sobës dhe I lëmë të ziejnë për 10 minuta në temperaturë mesatare të mbuluara me kapak. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, rrahim 4 kokrra vezë dhe I shpërndajmë sipër mbi kungull dhe domate I vendosim kapakun për 5 minuta. Në fund largojmë kapakun grijmë hollë kopër ose majdanoz e spërkasim sipër dhe shërbejmë të ngrohtë.


User: RrezeDielliOfficial

Views: 4

Uploaded: 2020-06-18

Duration: 19:05

Your Page Title