Top News - Gjyqi ndaj Lamine Diack/ Prokuroria kërkon 4 vjet burg

Top News - Gjyqi ndaj Lamine Diack/ Prokuroria kërkon 4 vjet burg

Prokuroria Franceze kërkon një dënim me 4 vjet burg dhe me 500 mijë euro gjobë për Lamine Diack, ish presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës ndaj të cilit ka nisur procesi gjyqësor për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të besimitbr sipas prokurorëve, Diack tashmë 87 vjec që e drejtoi organizmin më të lartë të Atletikës në botë për rreth 16 vjet, në mënyrë direkte apo indirekte u ka kërkuar 3.45 milionë Euro atletëve të dyshuar për doping nga IAAF me këta të fundit që kanë paguar për të pastruar emrin e tyre me qëllim që rë vazhdonin të merrnin pjesë në kompeticione të ndryshme br br Mësohet se të përfshirë në këtë histori janë rreth 24 atletë rusë mes të cilëve edhe garuesja e maratonave Liliya Shobukhova e cila dëshmoi për dhënien e 450 mijë Eurove. Në procesin gjyqësor ndaj Diack morën pjesë edhe një avokat përfaqësues i Agjencisë Botërorë Antidoping dhe një një palë civilebr br Sipas prokurorit Francois-Xavier Dulin, Diack kishte përfitimet e tij me ngadalësimin e procesit të pezullimeve ndaj atletëve rus. Ndërkaq, Lamine Diack, ka nënshkruar edhe një m arrëveshje për të paguar djalin e tij Papa Massata Diack 1200 dollarë në ditë për shpenzimet e konsultave të punës duke negociuar dhjetëra milionë Dollarë në kontratat e sponsorizimit për Federatën Ndërkombëtare të Atletikësbr br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 1

Uploaded: 2020-06-18

Duration: 01:17

Your Page Title