Kunati perballet me kunaten: Nena nuk e lejon te hyje ne shtepi

Kunati perballet me kunaten: Nena nuk e lejon te hyje ne shtepi

Programi ?Historia ime?, në TV Klan solli ditën e sotme historinë e nënës së dy fëmijëve. Jeta ka qenë tepër e vështirë për të dhe fëmijët sepse bashkëshorti i saj në moshën 37-vjeçare ndërron jetë.br Elsa Tasha tregoi në studio edhe për konfliktet e vazhdueshme me familjen e bashkëshortit të ndjerë. Konfliktet mes tyre kanë qenë të pranishme edhe kur burri i saj ishte gjallë dhe ato u bënë shkak që ata të merrnin vendimin që të largoheshin nga shtëpia e tyre në Dibër dhe të merrnin shtëpi me qera në Durrës. Pavarësisht se vjehrri ia la shtëpinë me testament burrit të saj, vjehrra dhe kunati nuk e lejojnë të hyjë brenda. Sipas saj, ata e kanë kërcënuar dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe fëmijëve. Në një lidhje telefonike në studio, kunati i saj Neki Tasha u shpreh se ai nuk ka lidhje, por është nëna e tij, ajo që nuk pranon që Elsa të kthehet në shtëpi.br #HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-06-18

Duration: 05:53

Your Page Title