Korçe, kapet vrasesi i policit - (15 Qershor 2000)

Korçe, kapet vrasesi i policit - (15 Qershor 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Policia e komisariatit të Korçës arrestoi në orët e vona personin që dy ditë më parë vrau një policë dhe plagosi dy të tjerë. Artur Gora 30-vjeç banor i fashtit Pojan të Korçës u kap rreth orës 22:30 i fshehur në banesën e një të afërmi të tij. br br Forcat e policisë ishin vënë në ndjekje menjëherë pas ngjarjes së rëndë, kur Gora për ti shpëtuar arrestimit si person i shpallur në kërkim nga forcat e rendit qëlloi kundër një grupi policësh. Si pasojë u plagos inspektori i krimeve Ardian Halimi 31-vjeç, i cili vdiq më pas në spitalin e Kosturit në Greqi, si dhe u plagosën dy policë të tjerë. br br Krenar Maçi 29-vjeç në kërkim, i dënuar për vrasjen e një polici është ekstraduar sot nga Italia. Krenar Maçi ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Faktit Durrës, për vrasjen e policit Ali Shika në 15 Mars të ?97. Ndërsa duke u gdhirë dita e sotme, një tjetër efektiv policie ka mbetur i plagosur. Gentian Kamberi agjent i policisë kriminale Vlorë është bërë preh e dy personave me armë që kanë kërkuar ta plaçkisin.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 22

Uploaded: 2020-06-18

Duration: 01:15

Your Page Title