Top News/ UEFA ndryshon Fair Play financiar / Për shkak të Covid

Top News/ UEFA ndryshon Fair Play financiar / Për shkak të Covid

UEFA ka marrë vendime të tjera në gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të saj që u zhvillua edhe këtë të enjte. Një prej vendimeve të marra nga qeveria e futbollit evropian është ndryshimi i rregullit të Fair Play Financiar. Kështu, në këtë pikë vlerësimi për bilancin 2020 është shtyrë me një sezon dhe do të bëhet bashkë me bilancin financiar 2021 Në të njëjtën kohë, impakti negativ i pandemise do të neutralizohet duke nxjerrë një mesatare të deficitit të 2020 dhe 2021 si dhe duke lejuar sistemime të mëtejshme specifike që lidhen me Covid 19.br Një vendim tjetër që mori UEFA ka të bëjë me sesionet e merkatos të sinkronizuar mes të gjitha Federatave për të lejuar regjistrimin e lojtarëve në fazat e grupeve të kompeticioneve evropiane brenda 6 tetorit. Komiteti Ekzekutiv i UEFA i ftoi të gjitha Federatat që aderojnë në të që të vendosin një datë të përshtashme për merkaton e transferimeve të kësaj vere, afati i mbylljes të së cilës është 5 tetori i 2020.br Po kështu, UEFA mori edhe vendime të tjera që ka të bëjë me rregulloret e kompeticioneve të tjera të këtij institucioni si dhe u përzgjodhën edhe anëtarët e rinj në organet disiplinore të UEFA. Mbledhja e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA do të mbahet në 24 shtator në Budapest të Hungarisë kur do të zhvillohet edhe Superkupa e Evropësbr br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-06-18

Duration: 01:12

Your Page Title