Rikthim ne koalicion me PS-ne? Kryemadhi: Vetem nese jam cmendur...

Rikthim ne koalicion me PS-ne? Kryemadhi: Vetem nese jam cmendur...

Opozita do të shkojë e bashkuar në zgjedhje. Për këtë Monika Kryemadhi kujtoi marrëveshjen e nënshkruar më 23 Prill të të gjitha partive të opozitës, të cilat kanë marrë angazhimin të marrin pjesë në zgjedhje si front i bashkuar opozitar. br Kryemadhi deklaroi gjatë emisionit ?Opinion? në Tv Klan se në këtë listë mund të vijnë edhe parti të tjera që duan një parlament demokratik. br E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka ndonjë shans për t?u kthyer në koalicion me PS-në, Kryemadhi tha: ?Vetëm nëse unë jam e çmendur?, duke mohuar në këtë mënyrë rikthimin në një koalicion me selinë rozë.br Blendi Fevziu: Gjithë opozita e bashkuar do të shkojë në një listë ose koalicion të përbashkët?br Monika Kryemadhi: Patjetër, në një koalicion të madh. br Blendi Fevziu: Do të hapeni dhe për parti të tjera që duan t?i bashkohen kësaj listës së madhe?br Monika Kryemadhi: Patjetër. br Blendi Fevziu: Me çfarë kriteresh?br Monika Kryemadhi: Me kritere shumë të thjeshta, për t?i ofruar shqiptarëve një parlament të denjë. br Blendi Fevziu: Kjo marrëveshje me PD është definitive, apo po e zgjati Rama mund të kaloni andej?br Monika Kryemadhi: Është definitive dhe janë njohur strukturat më tej. br Blendi Fevziu: Ju si LSI do të shkoni me PD... me partitë e tjera nuk keni po them ndonjë shans të riktheheni tek Rama në një koalicion të mundshëm?br Monika Kryemadhi: Vetëm nëse unë jam e çmendur dhe që jam një njeri që nuk e mbaj fjalën. Unë shquhem që jam një njeri që e mbaj fjalën. br Mentor Kikia: Jeni çmendur nja dy herë.tvklan.albr br #Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu#TvKlanbr Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-06-18

Duration: 04:14

Your Page Title