Luan Rama dhe Nano, per firmat piramidale - (11 Qershor 2000)

Luan Rama dhe Nano, per firmat piramidale - (11 Qershor 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Sekretari i marrëdhënieve me publikun pranë Partisë Socialiste ka shpjeguar sot përballë gazetarëve se çdo të thotë që paratë e fajdeve nuk do të kthehen 100, deklaratë kjo e lëshuar nga kryetari socialist në qytetin e Vlorës. br br Luan Rama:- ?Nuk ka asnjë ndryshim në deklarimin që ka bërë kryetari i PS në Vlorë me deklarimin që ai ka bërë para tre vjetësh po në Vlorë, kur ka premtuar jo vetëm për qytetarët e Vlorës, por për të gjithë qytetarët shqiptarë, se socialistët kur të vijnë në pushtet, do të zhdukin përfundimisht skemat piramidale, do të çojnë përpara drejtësisë ata që i krijuan skemat piramidale dhe gjithashtu ky është një realitet. br br Dy ditë më parë vetë Nano në qytetin më të dëmtuar nga rënia e skemave piramidale në Vlorë akuzoi Berishën për piramidat. br br Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Dhe fajtor për piramidat dhe humbjen e parave është regjimi i monstrës politike Berisha. Më lejoni t?ju përsërisë që këtë gjë e thotë ballas në Vlorë, në salla dhe në sheshe i burgosuri politik i Berishës, i cili u dënua me vdekje nga mafia e Berishës?.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-06-18

Duration: 01:55

Your Page Title