Top News - Gazi i rrezikshëm/ Nga Shqipëria në Greqi, 2 në pranga

Top News - Gazi i rrezikshëm/ Nga Shqipëria në Greqi, 2 në pranga

Policia greke ka sekuestruar në aksin Janinë-Athinë, një ngarkesë prej gati 3.5 tonë gaz frigoriferik, i cilësuar si tepër i rrezikshëm për ambientin.br Sipas policisë greke, ngarkesa me gazin e rrezikshëm ishte ngarkuar në një kamion me targa shqiptare dhe ishte fshehur mes arkave të frutave. Autoritetet greke thonë se kishin informacion për transportin e një sasie lëndësh kimike të rrezikshme, të llojit gaz freon R 22 dhe R 404 dhe pasi evidentuan mjetet në momentin që ato kaluan në doganën e Kakavijës i vunë nën vëzhgim për disa orë.br br Në momentin e ndalimit në kamion dhe në furgon u gjetën edhe dy drejtuesit e mjeteve, të dy shtetas shqiptarë, të cilët u arrestuan në kushtet e flagrancës. Atyre iu gjet sasia prej 263 bombola gazi me peshë total 3439 kg, 5600 euro cash si dhe 4 telefona celularë.br Dyshohet se dy të arrestuarit në bashkëpunim me disa persona të tjerë të shpallur në kërkim importonin nëpërmjet Shqipërisë sasinë e gazit të kondicionerëve, i cili është konsideruar si tepër i dëmshëm për ambientin dhe ndalohet në vendet e Bashkimit Europian, por çuditërisht lejohet në vendin tonë. br br Përfitimet e organizatës llogariten në qindra mijëra euro në vit. Dy mjetet e përdorura prej trafikantëve u sekuestruan, ndërsa dy trafikantët do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.br br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 14

Uploaded: 2020-06-19

Duration: 01:19

Your Page Title