Kushner reagon per viziten e Berishes ne Kosove (14 Qershor 2000)

Kushner reagon per viziten e Berishes ne Kosove (14 Qershor 2000)

Ka përfunduar pasditen e sotme mbledhja e Këshillit Tranzitor të Kosovës të drejtuar nga Kushner, qëllimi i së cilës ka qenë diskutimi i ndalimit të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha për të vizituar Kosovën. Benard Kushner ka deklaruar mbrëmë menjëherë pas mbledhjes në një konferencë të përbashkët të shtypit të UMNIK-ut dhe KFOR-it se: " Unë preferoja që në një situatë të tensionuar dhe kërcënimesh që janë bërë Berisha t'a shtyente këtë vizitë. br Zëdhënësja e UMNIK-ut Susan Manuel ka sqaruar menjëherë pas mbledhjes aspektin ligjor të ndalimit të liderit të Partisë Demokratike në Kosovë. Ajo ka shpjeguar se nuk ka asnjë ligj specifik për moslejimin e një lideri politik që të vizitojë Kosovën, por sipas saj ekziston një ligj, rregullorja numër 2 e së cilit i jep të drejtën UMNIK-ut të mos lejojë futjen në Kosovë të askujt që mund të prishë rendin publik.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-06-19

Duration: 02:36

Your Page Title