Kryetari i PS Nano ne Gjirokaster - (15 Qershor 2000)

Kryetari i PS Nano ne Gjirokaster - (15 Qershor 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Konferenca e radhës e Partisë Socialiste, ku kryetari Nano ishte i deleguar është zhvilluar sot në Gjirokastër. Kryetari i PS e ka parë të lidhur shtetin me partinë e tij dhe në këtë kontekst është shprehur se nuk mund të ndërtosh një shtet modern pa një parti moderne. Në Gjirokastër tha Nano në fjalën e tij, angazhimet tona do t?i realizojmë 100 dhe do të administrojmë mirë politikisht të gjitha shancet politike. br br Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Besoj se edhe ju jeni të qartë siç u shfaqët edhe këtu, për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, nga pikëpamja e mbylljes së ciklit institucional të normalizimit të pushteteve në Shqipëri?.br br Duke analizuar firot në angazhimet elektorale të socialistëve, kryetari i PS tha se ato lidhen me dy faktorë, së pari me nivelin e fundosur ku e kishte zhytur Berisha administratën, si dhe me shpërdorimin e fondeve nga hajdutët e Berishës të cilët sipas Nanos administrojnë rreth 80 të pushtetit lokal. Vetë angazhimi i socialistëve dhe besimi e garancia e partnerëve perëndimor kanë bërë sipas kryetarit të PS që socialistëve shqiptarë t?u ngarkohet misioni i mbylljes së tranzicionit shqiptar.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-06-19

Duration: 01:27

Your Page Title