Pas njoftimit për mbylljen e kufirit, fluks makinash në Muriqan në pritje për të hyrë në Malin e Zi

Pas njoftimit për mbylljen e kufirit, fluks makinash në Muriqan në pritje për të hyrë në Malin e Zi

Mali i Zi ka njoftuar se ditën e dielë do të mbyllë kufirin me Shqipërinë pas rritjes së numrave të të infektuarve në javët e fundit.br br Por mbrëmjen e së shtunës, në pikën doganore të Muriqanit për në Mal të Zi ka pasur fluks automjetesh. Nga videoja e siguruar nga Report TV duke që vargu i makinave që presin për të hyrë në territorin malazes është shumë i madh.br br Mbyllja e kufirit me Shqipërinë nga ana e Malit të Zi fillon prej mesnatës të së dielës, datë 21 qershor 2020, dhe është e vlefshme deri në një vendim të dytë të Njësisë Operacionale të Krizës në Podgoricë.br br Nga ky kufizim përjashtohen udhëtarët që kanë një funksionnevojë thelbësore, si:br - profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë;br - personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti;br - diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre;br - Kategori të veçanta pasagjerësh në tranzit;br - Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi, ose për arsye të tjera humanitare.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-06-20

Duration: 00:31