PS, Arta Dade per Konferencen e Tiranes - (17 Qershor 2000)

PS, Arta Dade per Konferencen e Tiranes - (17 Qershor 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Konferenca e Partisë Socialiste e Tiranës e planifikuar për t?u mbajtur në datën 17 do të zhvillohet më datën 21 të këtij muaji. Shkak për këtë është bërë zhvendosja kohore e konferencave në disa rrethe, si dhe disa parregullsi në to. Si traditë konferenca e Tiranës zhvillohet kur janë mbyllur të gjitha konferencat e tjera. br br Sekretarja e PS dhe anëtarja e kryesisë Arta Dade, ka sqaruar sot për Tv Klan se në zgjedhjet e kryetarëve dhe anëtarëve të komiteteve drejtuese të rretheve, për herë të parë ka patur konkurrencë të fortë. br br Arta Dade:- ?Ka pasur disa rrethe problematike, ku mund të ketë pasë ndonjë shkelje të statutit, veçanërisht në përzgjedhjen e delegatëve dhe për këtë shkak janë thirrur kryetarët e rretheve përkatëse dhe e kanë të qartë që pas kongresit, me zgjedhjen e komisionit për garancitë statutore, do të rishikohen një sërë procedurash. Mendoj se për disa rrethe me konstatimin e parregullsive ne jemi ndalur, siç është rasti për Malësinë e Madhe, kemi dërguar një ekip, i cili ka verifikuar ankesat që vinin nga disa struktura të partisë?.br br Sipas Dades janë vërejtur edhe elemente të anarkisë. br br Arta Dade:- ?Por nga njëherë ka edhe element të anarkisë, gjë e cila nuk duhet lejuar?.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 13

Uploaded: 2020-06-21

Duration: 01:53

Your Page Title