Vjosa Osmani shkarkohet nga LDK | Lajme - News

Vjosa Osmani shkarkohet nga LDK | Lajme - News

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani është shkarkuar nga të gjitha detyrat që mbante në LDK.br br Me propozim të kryetarit Isa Mustafa, Këshilli i Përgjithshëm të LDK-së votoi online për shkarkimin e saj nga detyra e nënkryetares së kësaj partie dhe e anëtares së kryesisë.br br 70 anëtarë votuan pro shkarkimit, 16 kundër, 9 ishin abstenim ndërsa 28 nuk morën pjesë në votim.br br Në vend të saj u votua Kryeministri Avdullah Hoti. Shkak, sipas Mustafës, janë qëndrimet që ajo ka mbajtur në vazhdimësi kundër partisë së saj, qeverisë së re dhe koalicionit që LDK ka ndërtuar me AAK-në dhe NISMËN.br br Në një reagim të saj në rrjetet sociale, Osmani shprehet se u përjashtua pasi u qëndroi parimeve të saj që i mbron prej kohësh.br br Osmani thotë se ?i mbron ende ndarjen me të korruptuarit, ndryshimin e jo mendësinë e vjetër në pushtet, mospërkrahjen e asnjë tregtari të kufijve e të sovranitetit, barazi për Kosovën nëpërmjet reciprocitetit, dhe e mbajta fjalën?.br br Ajo thotë se largua për shkak se është grua, pasi në të kaluarën asnjë nënkryetar i partisë që ka dalë kundër qëndrimeve të LDK-së nuk është përjashtuar.br br Osmani, që mbetet ende në detyrën e kryeparlamentares, thotë se do të përballet së shpejti në zgjedhje me ata që e larguan.


User: RTV KLAN

Views: 10

Uploaded: 2020-06-21

Duration: 01:15

Your Page Title