Receta në 2 minuta - Pasha qofte

Receta në 2 minuta - Pasha qofte

Përbërësit:br 500 g mish i grirëbr 250 g oriz i zier br Kripëbr Piperbr Nenexhik i thatëbr 1 vezëbr 100 g miellbr 50 g gjalpëbr 200 g kos ose qumështbr 1 limon br Kopërbr 1.5 lt ujëbr br Përziejmë në tas mishin me orizin, kripën, piperin, nenexhikun dhe të bardhën e vezës. Formojmë brumin e qofteve dhe i japim formë sferike me madhësi sa një kokërr arre. I vendosim në tigan dhe i kaurdisim disa minuta (ose mund ti zieni në ujë) i heqim nga tigani dhe po aty skuqim me pak gjalpë miellin, shtojmë ujë dhe pak kripë. E përziejmë me tel kuzhine derisa masa të bëhet kremoze, shtojmë qoftet. Në tas rrahim të verdhën e vezës me lëng limoni dhe kos derisa të bëhet një masë. E shtojmë te qoftet dhe e përziejmë me kujdes derisa të marri valë. E shërbejmë me kopër të freskët.


User: TringDigitalTV

Views: 1

Uploaded: 2020-06-21

Duration: 01:16

Your Page Title