Report TV -Fier/Rrugët në zonat turistike pa standarde sigurie, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Report TV -Fier/Rrugët në zonat turistike pa standarde sigurie, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Segmentet rrugore që lidhin dy bregdetet e Fierit, SemaniDerëzezë dhe zonat turistike me rrugët kombëtare janë pa standarde sigurie.br br Në prag të sezonit turistik Report Tv ka bërë një vëzhgim në kryqëzimin e rrugëve kryesore. Ajo çfarë konstatohet lehtësisht është mungesa e tabelave orientuese, për t'u treguar turistëve destinacionet.br br Rruga që të çon në Darëzezë, përveçse e ngushtë është dhe mjaft e dëmtuar. Në këtë rrugë nuk ka asnjë sinjalistikë dhe as ndriçim, duke sjell rrezik për drejtuesit e automjeteve.br br ?Edhe një tabelë që ka qenë te ura është fshirë dhe nuk duken ato që kanë qenë të shkruara. Tabela e parë që merr kthesën për në Darëzezë. Orientohemi vetëm duke ndaluar?, shprehen shoferët.br br Urës së Darëzezës i janë vjedhur dhe dëmtuar barrierat mbrojtëse metalike duke u kthyer në burim aksidentesh. Në kushte të tilla, nevojitet ndërhyrja e menjëhershme e Bashkisë, e cila në kuadër të masave që ka marrë për sezonin turistik do duhet t'u sigurojë pushuesve  infrastrukturën e duhur.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-06-21

Duration: 01:13

Your Page Title