Karta Identiteti pa afat për të moshuarit - News, Lajme - Vizion Plus

Karta Identiteti pa afat për të moshuarit - News, Lajme - Vizion Plus

Të gjithë qytetarët që janë mbi 75 vjeç nuk do të kenë më nevojë që të rinovojnë kartën e tyre të identitetit.Nga propozimi I Ministrisë se Brendshme, pritet të përfitojnë afro 150 mijë qytetarët që janë mbi 75 vjeç duke marrë kështu një kartë identiteti pa afat.Sipas zvministres Rovena Voda, kjo bëhet për të shmangur koston e procesit si dhe marrjen e shenjës së gishtërinjve për shkak të pamundësisë fizike për të shkuar pranë zyrave të aplikimit.është bërë vetëm për kartën e identitetit dhe jo për pasaportën biometrike.Ndërkohë pasaportat dhe kartat e identitetit që janë shtyrë deri më 31 dhjetor të 2020, do tu vijnë në ndihmë të gjithë shqiptarëve që aktualisht janë jashtë vendit.Shtyerja e afatit u miratua në parim në Komisionin e Sigurisë dhe pritet që të kalojë edhe në Kuvend në seancën e rradhës plenare.


User: VizionPlusAlbania

Views: 4

Uploaded: 2020-06-22

Duration: 01:51