Top News - Rekordi i rasteve/ OBSH: Nuk është vetëm pse u shtuan testimet

Top News - Rekordi i rasteve/ OBSH: Nuk është vetëm pse u shtuan testimet

Rastet e koronavirusit nuk po shtohen në mbarë botën vetëm pse është rritur numri i testimeve thotë OBSH.br br br ?Ne nuk besojmë se ky është një fenomen i lidhur me testimet. Është e qartë që ka shtim të shifrave, sepse e dëshmojnë shtrimet ne spital. Këtu nuk ndikon testimi?, shprehet Mike Ryan.br br Këto javët e fundit, disa shtete dhe liderë federalë e kanë minimizuar situatën e virusit, duke ia faturuar rritjen e shifrave të të prekurve faktit që po bëhen më shumë teste. Presidenti Trump madje të shtunën u kërkoi zyrtarëve të ? ngadalësojnë testimet?, duke përsëritur pretendimin se numri i madh i tyre është arsyeja përse Amerika ka më shumë raste në botë.br br Më herët, drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se ?kërcënimi më i madh me të cilin përballemi tani nuk është vetë koronavirusi, por mungesa e solidaritetit dhe udhëheqjes globale?.br br ?Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemi me një botë të ndarë?, tha ai gjatë një video konference për media.Në të gjithë botën, më shumë se 9 milionë njerëz janë konfirmuar si të infektuar nga koronavirusi dhe më shumë se 471,000 kanë vdekur, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-06-23

Duration: 01:08

Your Page Title