Rrihet 12 vjecari shqiptar ne Greqi |Lajme-News

Rrihet 12 vjecari shqiptar ne Greqi |Lajme-News

Një fëmijë shqiptar i moshës 12-vjeçare ka rënë viktimë e dhunës me bazë racore në Greqi. br Ngjarja nga ndodhur në sheshin e Peristerit në Athinë ku i riu shqiptar është rrahur nga babai i një shoku të klasës në prani të dhjetra fëmijëve të tjerë. br Në videon e transmetuar nga mediat greke shihet 12-vjeçari shqiptar i shtrirë në tokë dhe babai i shokut të klasës i cili e dhunon.br ?Të qëllon?Je i sigurt, ke dëshmitar këtu që të qëllon ...? Çohu në këmbë more?, dëgjohet në video të shprehet babai grek. br Pas këtij sulmi i riu me origjinë shqiptare u dërgua në Spitalin e Fëmijëve, ku mori ndihmën e nevojshme për disa fraktura në qafë dhe këmbë.br Duke folur për televizionin grek ANT1, i riu shqiptar tregon se ishte duke shëtitur me biçikletë kur është sulmuar nga shoku i klasës dhe babai i tij.br ?Erdhi me të bërtitura dhe më qëlloi dhe më pas më hodhi në tokë. Pastaj erdhi babai i tij më shtyn dhe më kap dhe më përplas kokën në tokë?, thotë i riu shqiptar që ndjek klasën e 6-të.br Më tej ai tregon se në mënyrë të vazhdueshme shoku grek i klasës e ofendon për shkak të origjinës dhe i kërkon shokëve të tjerë të klasës që të mos i bëjnë shoqëri.br ?Më ofendon për vendin e origjinës, babai i tij më ka bërtitur një herë, sepse jemi zënë përsëri dhe këtë herë ai më kapi prej flokësh më qëlloi?.br Ndërkohë që prindërit e fëmijës shqiptar tregojnë se kjo është një situatë e përsëritur dhe se ata po mendojnë të ndërrojnë shkollë pasi kanë frikë ta çojnë sërish djalin e tyre në shkollën aktuale.br ?Ai djali i thotë nxënësve të tjerë të mos bëjnë shoqëri me djalin tim, me shqiptarin, e ofendon për Shqipërinë. Kam shumë merak për djalin, gjithë jeta ime janë fëmijët?, thotë babai i djalit.br Prindërit e 12-vjeçarit shqiptarë kanë bërë denoncim në polici për këtë ngjarje ndërsa deklarojnë se tani presin të bëhet drejtësi.


User: RTV KLAN

Views: 15

Uploaded: 2020-06-23

Duration: 01:24