Rinis transporti publik | Lajme - News

Rinis transporti publik | Lajme - News

Ky minibus u nis nga Tirana drejt Durrësit vetëm me 2 pasagjerë. Edhe pse të paktë në numër, ata dhe stafi mbajnë maska dhe doreza, të detyrueshme për këdo që nga e mërkura përdor transportin publik.br br Transporti ndërqytetas nisi punë këtë të mërkurë pas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë. Ata duhet të zbatojnë një protokoll sigurie për të cilin drejtuesit e automjeteve kanë disa paqartësi dhe rezerva.br br Në autobusë janë afishuar rregullat e protokollit dhe certifikata e dezinfektimit. Kjo është kthyer në kosto për drejtuesit e tyre, që po ashtu thonë se problem mbetet zbatimi i disa pikave të protokollit në përditshmëri.br br ?Me 70 nuk mban dot distancë, më mirë mbushe plot. Ata i thonë mirë rregullat në televizor, po hajde shikoje këtu. Kisha një çift sot në mëngjes dhe i pyeta çfarë jeni ju të dy? Po ne s?jemi këtu police?.br br ?Mirë sot se janë pak veta, po me 70 si do të mbajmë distancën??br br ?Ne nuk do e rrisim çmimin, por shteti duhet të na subvencionojë?.br br Ndërsa punonjësit e tranportit urban në Tiranë protestuan sërish, duke refuzuar të rifillojnë punën pa marrë një pagë të dytë lufte. Policia shoqëroi disa prej tyre, pasi tentoi shpërndarjen e tyre, për shkak se tubimet janë ende të ndaluara.br br Transporti ndërqytetas dhe ai urban rinisi punën pas pezullimit 3-mujor nga pandemia në të gjitha rrethet e vendit. Ata kanë përsëritur kërkesat për ulje të çmimit të karburantit dhe luftën ndaj konkurrencës së pandershme.


User: RTV KLAN

Views: 8

Uploaded: 2020-06-24

Duration: 01:28

Your Page Title