Basha: Qeveria, 500 mije Euro per inceneratorin e Fierit | Lajme - News

Basha: Qeveria, 500 mije Euro per inceneratorin e Fierit | Lajme - News

Nga Vora ku u takua me përfaqësues të biznesit të vogël, Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Rama se i ka dhënë 500 mijë Euro biznesmenit Klodian Mërtiri nga paratë e buxhetit të shtetit për inceneratorin e Fierit.br br Vendimi për të vazhduar pagesat miliona Euroshe për inceneratorin që nuk ekziston për kreun e opozitës është akt kriminal, në një kohë kur vendi po kalon krizë ekonomike.br br ?Sot është festë për Klodian Mërtirin. Është ditë feste për partnerët e tij nga Edi Rama e Arben Ahmetaj tek Erion Veliaj me shokë sepse dje kanë marrë 500 mijë Euro e kusur nga taksat e shqiptarëve.Urime Klodian Mërtiri! Urime Edi Rama! Urime Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj! 500 mijë Euro nga xhepat e shqiptarëve! Nderkohë qindra-mijëra familje dhe vogëlushët e tyre do vazhdojnë të mbeten me kotheren e bukës ose edhe pa bukë sonte, falë vendimeve tuaja, falë politikave tuaja?.br br Deklaratat e Bashës u pasuan nga një tjetër reagim nga selia blu.br br ?Inceneratorët janë modeli më korruptiv i kësaj qeverie. Janë shembulli sesi ata punojnë për të mbushur xhepat e tyre dhe të disa klientëve, me të cilët pasurohen?.br br Sipas Partisë Demokratike, deri tani për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës janë paguar 9.1 milionë Euro nga taksat e shqiptarëve.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-06-24

Duration: 01:46