40 vite me Radio Televizionin Shqiptar (23 Qershor 2000)

40 vite me Radio Televizionin Shqiptar (23 Qershor 2000)

Lajme Arkiva 2000br Radio Televizioni Shqiptar feston 40 vjetorin e tij. Ka qenë viti 1960 i cili solli për herë të parë në ekranin e shqiptarëve sinjalin e TVSH-së. Sot në mbrëmje, në një spektakël të organizuar nga vetë punonjësit e tij, 40 vitet do të përmblidhen në 20 statuja, antena të arta në urime për emrat që kanë punuar me dekada në ekranin e vogël. Sot që në mëngjes, transmetimi i Televizionit Shqiptar ka nisur direkt nga Pallati i Kongreseve ku gjatë gjithë ditës së sotme është bërë një përmbledhje e programit të 40 viteve. br Megjithatë duket se jo çdo gjë është organizuar siç duhet financiarisht dhe transmetimi i gjithë ditës së sotme drejpërsëdrejti nga Pallati i Kongreseve, mbështetet vetëm nga profesionalizmi dhe dëshira e punonjësve të TVSH-së. Regjisori i këtij transmetimi direkt nga Pallati i Kongreseve Mevlan Shanaj përpara spektaklit thotë:br Gazetarja: Do jetë një spektakël i madh sot në mbrëmje. Mendoni se çdo gjë është "kopsitur" ashtu siç duhet?br Mevlan Shanaj: Nuk ma merr mendja të ketë ndonjë shqiptar që t'i "kopsisë" gjërat deri më sot. Historikisht, përjetësisht jemi njerëzit që jemi të vonuar,të vonuar në gjithçka.br Gazetarja: Por të paktën pas 40 vitesh nuk do të jepni ndonjë spektakël "të kopsitur"?br Mevlan Shanaj: Pas 40 vitesh do të japim një spektakël jo të "kopsitur", por me zinxhir të hapur. br Ndërsa Zerina Kuke, një ndër figurat e TVSH-së, prezantuese e spektaklit të mbrëmjes : "Është hera e parë që në televizion bëhet një festë e tillë, mbase e munguar prej vitesh, por mesa duket do të fillojë kjo traditë. Televizionit Shqiptar i uroj të jetë më mirë se sot."tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 5

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 03:34