Nje viktime dhe 78 raste me Covid | Lajme - News

Nje viktime dhe 78 raste me Covid | Lajme - News

Një tjetër pacient i prekur nga koronavirusi ka humbur jetën paraditen e të enjtes duke e çuar në 49 totalin e atyre që nuk e fituan dot betejën me këtë virus.br br 66-vjeçari nga Tirana ishte në gjendje të rëndë prej një jave, ai vuante nga diabeti dhe tensioni. Prej dy javësh në shërbimin infektiv vijojnë të rriten rastet e rënda.br br ?Ndërkohë që në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 76 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar?.br br 78 raste të reja janë identifikuar në 24 orët e fundit në disa qytete të vendit.br br ?Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Shkodra me 14 raste, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec?.br br Shumica e rasteve të reja sipas epidemiologëve lidhen me fasoneritë dhe bizneset që nuk respektojnë rregullat anti-covid.br br Që prej fillimit të epidemisë në vend janë infektuar 2192 persona me koronavirus, prej të cilëve 1250 janë shëruar ndërsa janë ende aktiv 894 persona, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 01:32

Your Page Title