Forumi per sfidat e investimeve ne Shqiperi - (28 Qershor 2000)

Forumi per sfidat e investimeve ne Shqiperi - (28 Qershor 2000)

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000br br Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, ka mbledhur sot forumin ?Sfida e investimeve në Shqipëri nga ?91 deri sot?. Pjesëmarrësit kanë diskutuar kryesisht rreth investimeve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, kryesisht në atë privat dhe të turizmit. Ndërsa përfaqësuesit e shoqatave të biznesit të huaj kanë paraqitur risqet që ekzistojnë për të investuar në Shqipëri. br br Duke u ndalur tek investimet në sektorët prodhues, forumi ka diskutuar rreth strategjisë së zhvillimit të degëve të industrisë, ndërtimit të rrugëve etj. Paralelisht po në sallat e Pallatit të Kongreseve, janë zhvilluar edhe tryezat e rrumbullakëta për procesin e kreditimit, nxitjen e investimeve në bujqësi, si dhe në tregun e banesave.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 00:51

Your Page Title