Transportonte 11 refugjate me furgon, arrestohet 35-vjeçari |Lajme-News

Transportonte 11 refugjate me furgon, arrestohet 35-vjeçari |Lajme-News

Një 35-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Pogradec gjatë një aksioni të policisë të koduar ?Destinacioni?. 35-vjeçari me iniciale I.B. u kap duke transportuar me furgon 11 refugjatë të huaj të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë. Policia thotë se i dyshuari u kishte premtuar shtetasve të huaj që do t?i ndihmonte për të kaluar kufirin drejt vendeve të Bashkimit Europian kundrejt shpërblimit monetar. Gjatë ndërhyrjes për arrestimin e tij, 35-vjeçari nuk u ka ndaluar uniformave blu dhe tentoi të largohej. Pas ndjekjes nga policia, ai u kap në vendin e quajtur ?Gur i Kuq?. Po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë ngjarje.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 00:28

Your Page Title