Arrestohet vajza qe nxorri ne prite Hekuran Billen

Arrestohet vajza qe nxorri ne prite Hekuran Billen

Kjo është Adjola Lakra, vajza që bashkëpunoi në vrasjen e Hekuran Billës. Policia e ka arrestuar 26-vjeçaren, e cila rezulton se ka qenë e dashura e Billës prej 1 viti dhe nxori në pritë 40-vjeçarin.br br Por grupi hetimor ka zbuluar se ajo njëkohësisht ka pasur lidhje edhe me Sebastian Malin, 22-vjeçarin e arrestuar për vrasjen.br br Sebastian Mali ka orientuar vajzën për të nisur një lidhje me Hekuran Billën dhe për ta nxjerrë në pritë. Natën që ka ndodhur vrasja, 26-vjeçarja Adjola Lakra ka komunikuar me Hekuran Billën në telefon dhe kishin lënë për t?u takuar te Komuna e Parisit mbrëmjen e 11 Qershorit, pikërisht në vendin ku ndodhi vrasja.br br Sipas hetuesve, Adjola ka njoftuar edhe Sebastian Malin, i cili mendohet se së bashku me Viktor Markun, dajën e tij, organizuan vrasjen.br br Televizioni Klan ka zbardhur edhe dëshminë e vajzës, e cila ka pranuar se u pagua nga Sebastian Mali.br br ?Kam patur njohje me Sebastian Malin. Ai më ofroi para që të krijoja lidhje me Hekuran Billën. Prej 1 viti u lidha me të. Sebastianit i thashë që do takohesha atë natën që ndodhi vrasja, por nuk e dija çfarë do bënte?.br br Dëshmia e vajzës është tashmë prova më e fortë që ka në dorë Prokuroria, që e lidh Viktor Markun dhe Sebastian Malin me vrasjen e Hekuran Billës.br br Grupi hetimor thotë se ka në kërkim edhe një person tjetër, i cili mendohet se ka qenë shoferi në makinën që u përdor për ekzekutimin e Billës.br br Vrasja dyshohet se ka ardhur për motive hakmarrje, pasi në vitin 2006 Hekuran Billa ka vrarë në Angli, Prel Markun, vëllain e Viktor Markut.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 01:33

Your Page Title