Report TV - Pa tampon dhe karantinë! Maqedonia rihap kufirin me Shqipërinë

Report TV - Pa tampon dhe karantinë! Maqedonia rihap kufirin me Shqipërinë

Nga dita e sotme të gjithë qytetarët e Shqipërisë mund të shkojnë lirisht në Maqedoni. Në Qafë Thanë lëvizja bëhet e lirë pa pengesa. Qytetarët shqiptarë nuk janë të detyruar të kryejnë testin e Covid 19 dhe karantinën 14 ditore. Një pjesë e udhëtarëve janë me maska dhe doreza.br br Situata me fqinjët është e tillë; me Kosovën lëvizja bëhet lirisht, me Greqinë pritet vendimi në 1 korrik (përjashto kategoritë e veçanta dhe punëtorët sezonalë), ndërsa Mali i Zi javën e kaluar bllokoi kufirin për shkak të rritjes së rasteve me COVID në Shqipëri.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 01:17

Your Page Title