Rama viziton fabriken koreane te prodhimit te makinave |Lajme-News

Rama viziton fabriken koreane te prodhimit te makinave |Lajme-News

Një nga kompanitë më të mëdha koreane të prodhimit të automjeteve që numëron 60 fabrika në 12 shtete, tanimë do të ketë fabrikën e saj të prodhimit të pjesëve të këmbimit në Shqipëri.br br Në fabrikën që pas 1 viti është hapur në zonën e Fierit janë punësuar 546 persona dhe deri vitin tjetër numri pritet të rritet edhe me 700 të tjerë.br br Volumi i eksporteve të kompanisë parashikohet të mbërrijë në 100 milionë Euro brenda tre viteve. Për Kryeministrin, më shumë se shifrat e investimit vlen kultura e punës që kjo kompani do të importojë në vendin tonë.br br Rama deklaron se qeveria e tij është e angazhuar të zvogëlojë efektet e pandemisë në prezencën e investitorëve të huaj në vend, për të garantuar një nivel mbi 1 miliard Euro investime të huaja në Shqipëri për vitin e tretë radhazi.br br Përpara Fierit, Rama ndaloi për të inspektuar në Lushnje përfundimin e rindërtimit të rezervuarit të Thanës. Meritën për këtë investim ja njeh 2 deputetëve të zonës që këmbëngulën për të.br br ?Ti dhe Erjon Braçe që keni miza në tru dhe ma nxitë jetën?.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 01:40

Your Page Title