Ora News - Zekthi: Nuk ka opozitë parlamentare, këta nuk e bllokojnë dot kodin zgjedhor

Ora News - Zekthi: Nuk ka opozitë parlamentare, këta nuk e bllokojnë dot kodin zgjedhor

#tvora #rtvoranewsbr br Pavarësisht se ka një marrëveshje për të kaluar reformën zgjedhore për votim në parlament nga mazhoranca dhe opozita jashtë parlamentare, opozita brenda parlamentit është shfaqur këmbëngulëse në ndryshimin e sistemit zgjedhor.br br Madje ato kanë kërcënuar me veto në komisionin zgjedhor duke e penguar më pas votimin e saj në parlament.br br Por për politologun, Fitim Zekthi, opozita parlamentare nuk ka një fuqi për të bllokuar këtë reformë. I ftuar në një intervistë për Ora News, ai u tregua kritik për deputetët e opozitës parlamentare pasi ata nuk artikulojnë teza alternative qeverisëse.br br Sipas Zekthit, i vetmi që ka fuqinë për të bllokuar reformën zgjedhore është kryeministri Rama.br br Zekthi: Shqipëria nuk ka një opozitë në parlament sot. Parlamenti është i përbërë nga 120 deputetë që janë të mazhorancës të Ramës. Opozita është entitet politik alternativ për qeverisje, zëvendëson qeverisjen. Deputetët Murrizi, Roshi, Musai apo Gjuzi nuk janë një entitet politik i tillë alternativ qeverisës. Janë disa persona që kanë shkuar në parlament për punët e tyre. Votojnë njëherë po e njëherë jo si të dali situata. Opozitë parlamentare këta nuk janë. Nuk artikulojnë teza të një alternative të re qeverisjes. Opozita ka një detyrë themelore, të thonë të vërtetat e mëdha. Nuk besoj që këta kanë potencialin për të bllokuar kodin. Mazhoranca mund të pengojë kodin sepse kështu mund të ketë interesat e vetë.br br br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Emisione

Views: 0

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 27:36

Your Page Title