Shperndanin droge ne qytet, pranga dy personave

Shperndanin droge ne qytet, pranga dy personave

Dy persona kanë rënë në pranga në Pogradec për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.br br F.Sh., 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe S.B. 39 vjeç u arrestuan pas operacionit të koduar ?Topleci?. Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u mësua se këta persona shpërndanin lëndë narkotike në qytet. Ndalimi i tyre u bë në lagjen nr. 4.br br ?Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. Sh. iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit S. B. u gjet dhe u sekuestrua 1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis?, thuhet në njoftimin e policisë.br br Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 00:28

Your Page Title