Top News - Covid-19/ Mbi 10 milionë të infektuar në botë, 500 mijë viktima

By : Top Channel Albania

Published On: 2020-07-10

0 Views

01:07

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në botë ka arritur mbi 10 milionë të dielën, që shënon një përhapje mjaft të madhe të kësaj sëmundjeje, që la të vdekur gati gjysmë million persona në shtatë muaj.


Ky numër është dyfishi i virusit sezonal influence që shënohet cdo vjet, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Rritja e numrit të rasteve vjen pas lirimit të masave të kufizimit nga shumë shtete të prekura, për të mundësuar kthimin në punë dhe lëvizjen e lirë.

Amerika Veriore, Latine, dhe Evropa, shënojnë nga 25% të rasteve, derisa Azia dhe Lindja e Mesme shënojnë 11% të rasteve, raporton Reuters.

Rastet e para të koronavirusit u shfaqën më 10 janar në Wuhan të Kinës, ku më pas ky virus u përhap shumë shpejtë në Evropë, SHBA dhe Rusi.

India dhe Brazili janë shtetet më të prekura me nga 10,000 raste në ditë në këtë valë të re të koronavirusit.

Shtetet e Bashkuara që kishin raportuar numrin më të madh të rasteve në botë me koronavirus, kanë arritur të ulin shifrat në muajin maj, por në javët e fundit është shënuar rritje e rasteve në zonat që më parë nuk ishin të prekura.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#SHBA#TopChannel

Trending Videos - 29 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 29, 2024