Privatizimi i shkolles "Harry Fultz" dhe fati i mesuesve (30 Qershor 2000)

Privatizimi i shkolles "Harry Fultz" dhe fati i mesuesve (30 Qershor 2000)

Lajme Arkiva 2000br br Shkolla e Mesme Teknike "Harry Fultz" sot priste në Gjykatë dokumentet e privatizimit, por në të njëjtën çati ndodhet dhe Shkolla e Mesme Elektrike. Mësuesit e kësaj shkolle mësuan se elektrikja do të privatizohej dhe ja se si reaguan:br "Ne si mësues jemi me mendimin se shkolla elektrike, ekzistuesja ku punojmë ne sot, të mos privatizohet dhe të qendrojë si shkollë publike. Sepse ka nxënës në Shqipëri që nuk janë në gjendje të paguajnë dhe të shkojnë në shkolla private."br "Ne kërkojmë të na sqarohet se si do të shkojë puna e shkollës. Deri tani nuk na është thënë asgjë. Na është thënë të mbyllim vitin shkollor dhe aq."br Kërkesat e Harry Fultz janë më të larta se niveli i këtyre mësuesve. Këtë nuk ua ka thënë askush por ata e ndjejnë që ka ardhur koha të zëvendësohen. Nga një brez më i përgatitur mësimdhënësish, të fituar në këtë rast duket se do të jenë vetëm nxënësit që do të përfitojnë më tepër dije.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 02:27

Your Page Title