Tirana, qyteti me numrin me te madh te vrasjeve (24 Qershor 2000)

Tirana, qyteti me numrin me te madh te vrasjeve (24 Qershor 2000)

Lajme Arkiva 2000br Një tjetër vrasje ka ndodhur mbrëmë në Tiranë. Kësaj radhe në periferi të Tiranës në lagjen Shkozë ka mbetur i vdekur Çlirim Rifat Ago 35 vjeç. Ago banor i Shkozës është qëlluar me pistoletë në momentin që po kthehej në shtëpinë e tij rreth orës 23:00 të mbrëmjes. Dy plumba në kokë dhe katër në trup e kanë lënë pa jetë atë.br Personat që kanë qëlluar janë larguar dhe deri tani nga policia nuk janë identifikuar autorët e krimit. Vetëm para disa ditësh në qendër të Tiranës mbeti i vdekur 21 vjeçari Alban Çela. Dje në Kamëz është tentuar të vritet një shtetas 22 vjeçar i cili ka mbetur i plagosur. Brenda gjashtë muajve, numri i vrasjeve në Tiranë e ka kaluar numrin 40. Ndërkohë shumica e vrasjeve mbeten të paidentifikuara ndërsa autorët largohen në drejtime të paditura.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 00:56

Your Page Title