Qeveria miraton fondin per rregullimin e rrugeve (24 Qershor 2000)

Qeveria miraton fondin per rregullimin e rrugeve (24 Qershor 2000)

Lajme Arkiva 2000br Qeveria në mbledhjen e saj të radhës ka vendosur të japë 55 milion lekë për meremetimin e akseve rrugore. Kështu nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve së cilës i është akordur ky fond, do të bëhet e mundur riveshja e rrugëve Tiranë-Durrës, Tiranë-Ndroq-Plepa, Vorë-Kryqëzimi i Rinasit si dhe konstruksioni i urës së Memajt.br Këto segmente në gjendje tepër të rënduar që lidhin Tiranën me Durrësin do të riparohen në mënyrë që të shfryëzohen dhe kësaj vere nga pushuesit e shumtë. Gjithashtu qeveria ka miratuar dhe vendimin për krijimin e kontrollit të pasurive të personelit të Administratës Doganore. Ky komision do të kontrollojë zyrat e hipotekës, kadastrës, tatimeve, sistemit bankar e të tjerë ku janë regjistruar pasuritë.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 00:53

Your Page Title