Top News - Rama mbyll vizitën në Kosovë, takon Mustafën, Pacollin e Ahmetin

Top News - Rama mbyll vizitën në Kosovë, takon Mustafën, Pacollin e Ahmetin

Ditën e dytë të qëndrimit të tij në prishtinë, kryeministri edi rama e ka nisur me një takim me kryetarin e lidhjes demokratike të kosovës, isa mustafa, dhe e bëri këtë në shtëpinë e këtij të fundit, në prapashticë. Takimi u mbajt rreth orës 09:00 në shtëpinë e Mustafës dhe pas tij, kryeministri rama postoi në rrjetin social facebook një foto, shoqëruar me mbishkrimin: Me kryetarin e LDK, Isa Mustafa, i nderuar nga mikpritja në shtëpi ku mu dha rasti të njoh edhe familjen e tij të bukur.br Ndonëse në agjendën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ishte parashikuar takim me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj në orën 11.00, takimi nuk është mbajtur, sic kishte paralajmëruar vetë ky i fundit një ditë më parë.br Rama e ka paditur për shpifje Haradinajn, pasi ky i fundit deklaroi se kryeministri shqiptar është i përfshirë në idenë për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri rama është takuar më pas edhe me kryetarin e komunës së prishtinës, shpend ahmeti, në godinën e komunës ndërkohë që në mesdite takoi kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli. Ky ishte takimi i tij i fundit nw kwtw vizitw dy ditore nw kosovw.br Një ditë më parë, rama takoi liderët të tjerë të partive politike dhe krerët institucionalë të republikës së kosovës, të cilëve u ofroi mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare. ?Shqipëria i ka qëndruar dhe do t?i qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës?, ka thënë Rama, duke theksuar se edhe në të ardhmen, Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset.Vizita e tij në kosovë vjen pas publikimit të aktakuzës së prokurorisë speciale ndaj presidentit të kosovës, hashim thaci dhe ish kryetarit të kuvendit kadri veseli.br br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 01:28

Your Page Title