Vllaznia humb perballe qiprioteve (24 Qershor 2000)

Vllaznia humb perballe qiprioteve (24 Qershor 2000)

Lajme Arkiva 2000br Vllaznia është mundur dhe në ndeshjen e kthimit përballë qipriotëve. Në një stadium të boshatisur, kuqeblutë kanë luajtur një ndeshje mjaft të dobët përballë një kundërshtari mëse modest. Pas një pjese të parë kur shkodranët as që i janë afruar portës kundërshtare, qipriotët pjesën e dytë bëhen dhe më kërkues. Portieri Gima është detyruar të nxjerrë topin nga rrjeta e tij dy herë, në fillim prej penalltisë dhe 10 minuta më pas ka shënuar Asturas. br Ashtu si dhe gjatë gjithë lojës, i vetmi nga kuqeblutë që u përpoq të bënte diçka ishte Elbasani dhe Bylykbashi ku Qipro ka shënuar përsëri. Vllaznia është eliminuar nga Kupa Intertoto pasi nuk mundi që të tregojë lojën e një skuadre të vërtetë. Shkodranët ishin mjaft të shkëputur mes tyre dhe futbollistët ishin shumë pak të motivuar, ndonëse prirjen për fitore e kishin shumë të lartë. Në kupat e Europës do të përfaqësohemi dhe nga Tirana, Teuta dhe Tomorri të cilët kanë mundësi të kalojnë një tur që skuadrave tona u mungon prej vitesh.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 01:04

Your Page Title