Sherri me shkopa bejsbolli në Elbasan, arrestohet pronari i lokalit, tentoi të fshijë provat

Sherri me shkopa bejsbolli në Elbasan, arrestohet pronari i lokalit, tentoi të fshijë provat

#tvora #rtvoranewsbr br Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia në lidhje konfliktin e dhunshëm të dy grupeve mbrëmjen e së martës në Elbasan. Ai është pronari i lokalit ku ndodhi sherri dhe akuzohet se tentoi të fshijë provat.br br Policia e Elbasanit arrestoi një 25 vjeçar në lidhje me konfliktin masiv mes disa të rinjve mbrëmjen e së martës në ambientet e jashtme të një një lokali në lagjen e ashtuquajtur të Kinezeve.br br Ai akuzohet se tentoi të prishë provat në vengjarje dhe kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë me argumentin se i prishi imazhin e biznesit.br br Konflikti sipas burimeve nisi që në orët e pasdites por degradoi në përplasje në orët e mbrëmjes, ku sipas të dhënave u përfshinë disa të rinj nga dy grupe të ndryshme.br br Dëshmitarët thanë se në konflikt u përdorën sendet e forta dhe shkopat e bejsbollit.br br Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije se në konflikt janë dëgjuar të shtëna, ndërsa policia e mohon kategorikisht, duke theksuar se në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja.br br Për pasojë mbeti i plagosur një i ri i identifikuar si Leonard Hibro.br br Ky i fundit pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore ka deklaruar se nuk i ka njohur agresorët dhe as ka dyshime se përse mund ta kenë qëlluar, ndërsa ka shfaqur mungesë bashkëpunimi me policinë.br br Hibro nuk mësohet të jetë me precedent të mëparshëm kriminal.br br Policia e Elbasanit ndërkohë thotë se ende po punohet për të sqaruar shkaqet e konfliktit të dhunshëm.br br br br Për më shumë lexoni në: br Ndiqni emisionin e plotë këtu: br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tv br br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 01:15

Your Page Title