Basha: Nuk premtoj mrekulli, por qeverisje normale | Lajme - News

Basha: Nuk premtoj mrekulli, por qeverisje normale | Lajme - News

Në vijim të turit të takimeve me operatorët turistik, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bisedë me përfaqësuesit e këtij sektori që aktivitetin kryesor e zhvillojnë në Tiranë.br br Ndërsa u njoh me shqetësimet dhe pasojat që ka lënë pandemia tek këta operator, kreu i opozitës akuzoi qeverinë se nuk ka asnjë strategji mbështetëse për këtë sektor, por premtoi se me ardhjen e PD në pushtet do të kthehet normaliteti në vend. br br ?Ne nuk premtojmë mrekulli, por një qeverisje normale, që dëgjon, dialogon dhe bashkëpunon?.br br Karantinimi i inspektorëve tatimor, rendi dhe siguria, taksa e sheshtë 9 dhe derregullimi i licencave, do jenë sipas Bashës shtyllat e platformës të PD për turizmin.br br ?Përmirësimi urgjent i klimës së biznesit duke ju hequr nga qafa inspektoriatet, taksidarët, burokracirat, lejet, autorizimet, ua kanë bërë jetën ferr sipërmarrjes. Thjeshtimi i menjëhershëm i sistemit fiskal, taksa të lehta, taksa të përballueshme për ju dhe transparenca për shpenzimet publike, duke i dhënë fund orgjisë së shpenzimeve shtetërore me tendera të shumëfishta?.br br Kreu i PD shtoi se kriza e turizmit prek të paktën 200 mijë qytetarë të punësuar në këtë sektor.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 01:19

Your Page Title