Opozita parlamentare: Nuk e votojme reformen |Lajme-News

Opozita parlamentare: Nuk e votojme reformen |Lajme-News

Opozita parlamentare ka braktisur parlamentin, duke kërcënuar se nuk do japë asnjë votë për amendimet në Reformën Zgjedhore pasi mendon se mes 2 partive të mëdha ka një pazar për të mos i hapur listat elektorale, siç ata kërkojnë.br Skepticizmin e opozitarëve parlamentarë e nxiti fakti se dokumenti i miratuar nga Këshilli Politik nuk do të shqyrtohet nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, të cilit i mbaroi mandati më 30 Qershor.br Ndërkohë demokratët jashtë i kanë kërkuar Kuvendit të miratojë sa më parë amendimet.br I gjendur përballë 2 opozitave, me atë jashtë parlamentit që ka një marrëveshje politike dhe me atë brenda, votat e së cilës i duhen për të kaluar Reformën, Kryeministri u kërkoi të ndalin presionin.br Opozitarët përballë i siguron se nuk do t?i miratojë amendimet me vota të trafikuara, siç ata e akuzojnë, por ju kërkon të bëjnë lëshime. Opozitarëve në selinë blu i kujton se është maxhoranca që drejton.br Sa i takon listave të hapura pranon se dhe sondazhet e tij flasin për mbështetje të madhe në publik, por në praktikë thotë se janë të vështira të implementohen.br Gjithsesi Rama përsërit premtimin se është i gatshëm t'i shterojnë të gjitha mundësitë e dialogut, për nismën për ndryshimet kushtetuese, që është duke u shqyrtuar nga Këshilli i Legjislacionit, por që do të votohet më vete nga amendimet e Kodit Elektoral.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 02:26

Your Page Title