Top News - Krerët shtetërorë të Kosovës urojnë SHBA-të për Ditën e Pavarësisë

Top News - Krerët shtetërorë të Kosovës urojnë SHBA-të për Ditën e Pavarësisë

Krerët institucionalë të Kosovës i kanë uruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës 244-vjetorin e pavarësisë.br br br Presidenti Hashim Thaçi tha se populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për ?mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për përkrahjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit tonë?.br br Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, tha se së bashku me ambasadorin amerikan në Prishtinë kanë ngritur flamurin e SHBA-së në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Osmani shtoi se vlerat e popullit amerikan do të jenë frymëzim i përhershëm për Kosovën. Ndërsa kryeministri Avdullah Hoti në mesazhin e tij për nder të 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së tha se kjo ditë është sinonim i lirisë, përparimit dhe shpresës për vendet demokratike në mbarë botën.br br ?Mesazhi i fuqishëm amerikan i lirisë sot simbolizon ëndrrën e madhe të të gjitha kombeve për liri dhe demokraci, për paqe dhe dinjitet të gjithëmbarshëm. Jehona e këtij mesazhi të madh ka prekur zemrat dhe mendjet e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për të cilët populli dhe qeveria amerikane kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë simbol i frymëzimit për liri, pavarësi dhe demokraci?, tha Hoti.br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 01:03

Your Page Title