Lamborghini “fluturon” me 236 km/h ne autostraden Fier-Vlore |Lajme-News

Lamborghini “fluturon” me 236 km/h ne autostraden Fier-Vlore |Lajme-News

Edhe pse fluksi i automjeteve nëpër rrugët shqiptare është i lartë gjatë fundjavës, kjo nuk e ka penguar këtë drejtues automjeti që të udhëtojë me shpejtësi skëterrë në autostradën Fier-Vlorë.br br Kjo makinë sportive luksoze Lamborghini është kapur nga radarët e policisë rrugore duke udhëtuar me 236 kmh në një autostradë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 110 kmh. br br Sapo u konstatua shpejtësia marramendëse, mjeti u ndalua nga punonjësit e policisë rrugore. Këta të fundit i komunikuan drejtuesit shkeljen që kishte kryer duke i treguar edhe shpejtësinë e lartë me të cilën udhëtonte. Ndaj shoferit u mor masa administrative e pezullimit të lejes së drejtimit dhe u nxorr në komision. br br Vetëm gjatë mëngjesit të së shtunës, policia rrugore ka hequr 21 patenta gjatë monitorimit të lëvizjes përgjatë aksit nacional Tiranë-Vlorë.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 00:37