Nena i drejtohet vajzes: Ne per momentin nuk kemi mundesi qe te mbajme ne shtepi, prandaj...

Nena i drejtohet vajzes: Ne per momentin nuk kemi mundesi qe te mbajme ne shtepi, prandaj...

Seanca e ndërmjetësimit sot në rubrikën ?Shihemi në gjyq?, në Tv Klan solli konfliktin që ka lindur në familje si pasojë e një prone. Klara kërkoi të përballet me prindërit e saj, por në pamundësi që ata të ishin në studio për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, përballë saj ishte vëllai Geraldo. Klara aktualisht banon së bashku me fëmijën e saj 8 vjeç, në katin e katërt të banesës së prindërve. Ajo kërkon që të pajiset me dokumenta në emrin e saj për këtë hyrje, por vëllai i saj u shpreh se kjo është e pamundur. Sipas tij, kjo gjë nuk mund të bëhet sepse prindërit janë gjallë dhe gjithashtu prona ende nuk është e prinderve të tyre sepse janë ende në proçes gjyqësor. Në një lidhje telefonike, mamaja e tyre, Lindita u shpreh se derisa situata me pronën të zgjidhet dhe gjyqet të përfundojnë, e ka të pamundur ta mbajë vajzën në shtëpi, prandaj ajo duhet që të gjejë shtëpi me qera.br EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 05:19