Arrestohet ish kryebashkiaku i Vorës, fshihej prej 8 muajsh - News, Lajme - Vizion Plus

Arrestohet ish kryebashkiaku i Vorës, fshihej prej 8 muajsh - News, Lajme - Vizion Plus

Policia e Tiranës ka arrestuar pas disa muajsh në kërkim ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun.br Kajmaku është arrestuar në ambjentet e spitalit privat Kontinental në Tiranë.Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të 2019, ndërkohë që ai u arratis duke i shpëtuar drejtësisë.br Kajmaku u denoncua fillimisht nga PD pasi kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash. Agim Kajmaku në vitin 2003 ishte në kërkim për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk u kap pasi kishte ikur në Shqipëri.br Por në formularin e dekriminalizimin Kajmaku e fshehu këtë rast, duke cuar në shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut pak muaj pasi e kishte marrë këtë post.br Kajmaku u shpall në kërkim pasi KQZ e shkarkoi, ndërkohë që ai vijoi të kryejë detyrën e tij si kryebashkiak duke firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, Laureta Omerni dhe Hekuran Brahimajn. br Në vend të tyre ai zgjodhi Gent Picarin, i cili u shkarkua pak më vonë.Kajmaku akuzohet nga organi i akuzës për tre vepra penale ?Falsifikim i vulave,?. ?Falsifikim i dokumentave? dhe ?Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës?.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 01:13

Your Page Title