Top News - Përfundon takimi Hoti - Macron në Paris

Top News - Përfundon takimi Hoti - Macron në Paris

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.br br br Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Xhavit Beqiri, këshilltar për media i kryeministrit Hoti.br br ?Takimi ka nisur në orën 11:30 dhe tashmë ka përfunduar. Për detaje të takimit do t?ju informojmë përmes një komunikate për media?, ka thënë Beqiri.br br Takimi Hoti-Macron kishte nisur në orën 11:30. Pritja zyrtare për kryeministrin e Republikës së Kosovës është bërë në Pallatin Elize (Palais de l?Elysée) në Paris.br br Takimi Hoti-Macron ishte paralajmëruar të hënën nga Kryeministria.br br ?Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e tij Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris, ku nesër, më 7 korrik 2020, do të takohet me Presidentin e Republikës së Francës, Shkëlqesinë e tij Emmanuel Macron. Pritja zyrtare që bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize (Palais de l?Elysée) në Paris, Pallati presidencial i Francës, tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike?, shkruante në njoftimin e kryeministrisë.br br Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, do të mbajnë një video samit gjatë të premtes mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin zbutjen e tensioneve mes këtyre dy vendeve.br br Në anën tjetër, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradi do të vazhdojë më 12 korrik në Bruksel.br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 01:10

Your Page Title