Basha: Koronavirusi në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit - News, Lajme - Vizion Plus

Basha: Koronavirusi në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit - News, Lajme - Vizion Plus

Lulzim Basha përsëriti qëndrimin e tij se situata e Covid-19 në Shqiperi ka dalë jashtë kontrollit.Gjatë një takimi me ekspertë të fushës së mjekësisë, kryedemokrati shtoi se numri i të infektuarve po rritet dita ditës ndërsa ka shumë ankesa që njerezve me simptoma të dukshme nuk po iu bëhet tamponi.br Basha theksoi mes të tjerash se shqetësimi më i madh sot për koronavirusin në vendin tonë është bërë përhapja e virusit në radhët e personelit shëndetesor në QSUT.Dështimi me menaxhimin e situatës çoi dëm sakrificën e 3 muajve izolim. br Sot qytetarët po përballen me një rritje të numrit të viktimave, të të prekurve me COVID-19, shoqëruar dhe me krizën e rëndë ekonomike.br Vatrat kryesore të infeksionit tani janë spitalet dhe qëndrat shëndetësore. Përhapja e virusit në spitale ka rritur ndjeshëm numrin e personelit mjekësor të prekur me COVID-19, si dhe infektimin e qytetarëve që marrin ndihmë për sëmundje të ndryshme. Virusi është evidentuar tashmë kudo, në polici, në kopshte e çerdhe, në zyrat e shtetit e kudo.br Qeveria është dorëzuar dhe nuk po merr masa parandaluese, duke vendosur në rrezik jetën e qytetarëve. Karantina 3 mujore shërbeu vetëm për vjedhjen e miliona lekëve përmes tenderave sekretë, pasi qeveria nuk mori asnjë masë për kujdesin ndaj qytetarëve pas lehtësimit të kufizimeve.br Dështimi i kësaj politike të papërgjegjshme demonstrohet në numrin gjithnjë e më në rritje të të prekurve, të atyre që ndërrojnë jetë dhe të spitaleve që janë kthyer në vatra infeksioni. Mjekët, heronjtë e vërtetë të kësaj beteje, janë viktimat e kësaj papërgjegjshmërie ekstreme. Viktimat e makutërisë së qeverisë janë shqiptaret, të cilët po vuajnë sot sa pasojat e COVID-19, aq edhe RAMAVIRUSIN në ekonomi.br Basha shtoi se ka në mars që PD pret përgjigje për disa pyetje të rëndësishme.- Sa është numri i kiteve të testimit që ka në dispozicion Shqipëria dhe çfarë po bëhet me sigurimin e tyre?- Si po trajtohen të infektuarit që ndodhen në qytete të tjera të vendit?br - A po mbështeten financiarisht mjekët dhe infermierët, që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në kushte tejet të vështira?br - A ka qeveria në dispozicion fonde për të rritur kapacitetet testuese?br Basha shtoi në fund se nëse në të gjithë botën vëmendja dhe kujdesi i qeverive të përgjegjshme është fokusuar tek menaxhimi i situatës shëndetësore, vetëm qeveria e Edi Ramës e ka mendjen tek tenderat e PPP korruptive.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 00:59

Your Page Title