Top News - 900 euro për kalim në BE/ Operacioni ‘Perimetri’, 3 në pranga

Top News - 900 euro për kalim në BE/ Operacioni ‘Perimetri’, 3 në pranga

Autoritetet kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i tre shtetasve nga Lezha, dy prej të cilëve të dënuar edhe më parë.br Shtetasit e arrestuar janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Hudënisht, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në drejtim të Tiranës, me tre automjete, gjashtë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 900 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.br br Gjithashtu gjatë kontrollit të dokumentacionit të këtyre shtetasve, rezultoi se shoferi i njërit prej automjeteve drejtonte makinën pa patentë dhe me kontratë qiraje të mjetit të dyshuar si të falsifikuar, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.br Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim?, ?Falsifikimi i dokumenteve?, ?Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt?.br br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-07-10

Duration: 01:04

Your Page Title