Wake Up/ Pëllumb Pipero: Maska mbron 95 % nga COVID-19, por në plazh nuk nevojitet

Wake Up/ Pëllumb Pipero: Maska mbron 95 % nga COVID-19, por në plazh nuk nevojitet

Debati për mbajtjen e maskës në mjedise publike kur nuk është e mundur distancimi fizik është rikthyer në këtë situatë ku shifrat e të infektuarve me COVID-19 janë shtuar për shkak të kthimit në normalitet të jetës së qytetarëve. Por a në mbron realisht maska nga virusi SARS-CoV-2. Mjeku Pëllumb Pipero tha me siguri të plotë se maska mbron në masën 95. "Maska duhet mbajtur kudo në mjediset publike madje nuk është e tepërt mbajtja e saj edhe në rrugë. Them me siguri të plotë se vendosja e maskës, qoftë dhe një maskë e thjeshtë kirurgjikale na mbron deri në 95 dhe kjo është mbrojtje optimale sepse nuk ka mbrojtje 100 nga asnjë lloj maske. Por duke pasur në konsideratë se ky është një virus që përhapet përmes spërklave të pështymës, maska na mbron ne dhe të tjerët. Ndërsa përsa i përket maskave artizanale na mbron deri në 60-70. Maska është mbrojtja më efikase derisa ne nuk kemi asnjë armë tjetër në dorë më të mirë që na mbron. Distanca është relative, maska është absolute e sigurt"- tha Pipero. Ndërkohë i pyetur nëse është e nevojshme që maska të mbahet edhe në plazh ai shpjegoi: "Unë jam kundër mbajtjes së maskës në plazh. Është e dokumentuar dhe e studiuar që ky virus nuk transmetohet përmes ujit, në det, në buzë të detit etj. Është e rëndësishme që qytetarët të bëjnë pushime të bëjnë plazh, sepse në këtë situatë ecja, noti, dielli plazhi, ajri i pastër janë po aq të rëndësishme për të rritur imunitetin. Ua rekomandoj të shkojnë por të ruhen nga lokalet e natës dhe grumbullimet. Nëse je në një vend ku ka grumbullime jashtë rrethit familjar atëherë vendoseni maskën"- tha ai. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 31

Uploaded: 2020-07-11

Duration: 05:12

Your Page Title