Wake Up/ Pëllumb Pipero: Maska mbron 95 % nga COVID-19, por në plazh nuk nevojitet

By : Top Channel Albania

Published On: 2020-07-11

31 Views

05:12

Debati për mbajtjen e maskës në mjedise publike kur nuk është e mundur distancimi fizik është rikthyer në këtë situatë ku shifrat e të infektuarve me COVID-19 janë shtuar për shkak të kthimit në normalitet të jetës së qytetarëve. Por a në mbron realisht maska nga virusi SARS-CoV-2. Mjeku Pëllumb Pipero tha me siguri të plotë se maska mbron në masën 95%. "Maska duhet mbajtur kudo në mjediset publike madje nuk është e tepërt mbajtja e saj edhe në rrugë. Them me siguri të plotë se vendosja e maskës, qoftë dhe një maskë e thjeshtë kirurgjikale na mbron deri në 95% dhe kjo është mbrojtje optimale sepse nuk ka mbrojtje 100% nga asnjë lloj maske. Por duke pasur në konsideratë se ky është një virus që përhapet përmes spërklave të pështymës, maska na mbron ne dhe të tjerët. Ndërsa përsa i përket maskave artizanale na mbron deri në 60-70%. Maska është mbrojtja më efikase derisa ne nuk kemi asnjë armë tjetër në dorë më të mirë që na mbron. Distanca është relative, maska është absolute e sigurt"- tha Pipero. Ndërkohë i pyetur nëse është e nevojshme që maska të mbahet edhe në plazh ai shpjegoi: "Unë jam kundër mbajtjes së maskës në plazh. Është e dokumentuar dhe e studiuar që ky virus nuk transmetohet përmes ujit, në det, në buzë të detit etj. Është e rëndësishme që qytetarët të bëjnë pushime të bëjnë plazh, sepse në këtë situatë ecja, noti, dielli plazhi, ajri i pastër janë po aq të rëndësishme për të rritur imunitetin. Ua rekomandoj të shkojnë por të ruhen nga lokalet e natës dhe grumbullimet. Nëse je në një vend ku ka grumbullime jashtë rrethit familjar atëherë vendoseni maskën"- tha ai.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Trending Videos - 29 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 29, 2024