Dy viktima sot në Shqipëri/ MSH: Një pjesë e pacientëve janë të rinj - News, Lajme - Vizion Plus

Dy viktima sot në Shqipëri/ MSH: Një pjesë e pacientëve janë të rinj - News, Lajme - Vizion Plus

Pas një të enjte për fat të mirë pa viktima, vendi ka shënuar këtë të premte dy të vdekur të tjerë nga Covid-19.Ministria e Shëndetesisë bëri të ditur se një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv.Të dy viktimat ishin shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar.Në total numri i viktimave në Shqiperi ka shkuar në 85, ku afro gjysma e tyre 46 I përkasin qarkut të Tiranës.Ministria bëri të ditur ndërkohë se situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde. Gjatë 24 orëve të fundit nga 420 testime dolën 90 raste pozitive.


User: VizionPlusAlbania

Views: 7

Uploaded: 2020-07-11

Duration: 01:36

Your Page Title