Dialogu me Serbine, Hoti 2 ore takim me Macron | Lajme-News

Dialogu me Serbine, Hoti 2 ore takim me Macron | Lajme-News

Rreth 2 orë ka zgjatur takimi ndërmjet Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti me Presidentin e Francës Emmanuel Macron. Kryeministri Hoti i ka vlerësuar të shkëlqyera marrëdhëniet e Kosovës me Francën ndërsa ka vlerësuar se Franca ka luajtur rol kyç në të gjitha fazat e shtet ndërtimit të Kosovës.br br Në një status në Facebook pas takimit, Kryeministri Hoti shkruan se Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, i cili sipas tij duhet të përfshijë njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve.br br Hoti njoftoi se në takim është diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon me fokus në perspektivën eurointegruese, si dhe çështjen e liberalizimit të vizave.br br Derisa Kryeministri Hoti ka ftuar për vizitë në Kosovë Presidentin Macron, i cili sipas tij e ka mirëpritur ftesën dhe do të vizitojë Kosovën në një moment të përshtatshëm për të.br br Në këtë status nuk është përmendur fare samiti i Parisit. Ndërkohë nga qeveria e Kosovës ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse Kosova do të përfaqësohet dhe nga kush në këtë samit, si dhe në shënimin e rifillimit të dialogut Prishtinë-Beograd, i cili sipas Brukselit zyrtar do të ndodh më 12 Korrik në Bruksel.br br Tv Klanbr br #Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu#TvKlanbr Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-07-11

Duration: 01:09

Your Page Title