Komisioni elektoral ne hapat e pare te pergatitjes (15 Korrik 2000)

Komisioni elektoral ne hapat e pare te pergatitjes (15 Korrik 2000)

Lajme Arkiva 2000br Ende në hapat e para në përgatitjen e procesit elektoral për zgjedhjet lokale ka nisur problemet administrative me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Qeveria nuk ka miratuar ende strukturën e re organike të funskionimit të këtij institucioni me 4 drejtori. Janë planifikuar Drejtoria e Regjistrimit të Votuesve, Drejtoria e Komisioneve Zgjedhore, Sektori i Edukimit të Zgjedhësve dhe Drejtoria Logjistike e Financës dhe Shërbimeve. br Sot Komisioni i Zgjedhjeve ka shtyrë për të hënën mbledhjen e parë publike për zgjedhjen e sekretarit të këtij komisioni mes 7 kandidaturave të paraqitura. Komisioni Qendror Elektoral ka kërkuar fonde shtesë nga qeveria, por nuk ka marrë përgjigje pozitive. Procesi elektoral në tërësi do të kushtojë mbi 1 milion dollarë. Të hënën komisioni elektoral do të ketë përbërjen e plotë me zgjedhjen nga parlamenti të anëtarit të shtatë përfaqësues nga opozita.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-07-11

Duration: 01:04

Your Page Title